Profili i biznesit, ngjyrat e markës dhe modalitetet e porositjes
Cilësimet e Identitetit të Restorantit (/admin/settings/company)
BletaGo përshtatet me stilin dhe identitetin vizual të biznesit tuaj.

Shembull: Konfigurimi i Vila Panorama Restaurant & Lounge:
- Emri i Biznesit: Vila Panorama Restaurant & Lounge
- Ngjyra e Markës (Brand Color):
#1B365D(Elegancë blu nate) - Logoja Zyrtare: Ngarkuar në format katror me cilësi të lartë.
Tri Modalitetet e Porositjes (Ordering Modes):
Restoranti juaj mund të operojë në një nga këto mënyra:
- Klientët mund të porosisin direkt (CustomersCanOrder):
- Klienti skanon kodin QR dhe e dërgon porosinë drejtpërdrejt në kuzhinë. Rekomandohet për restorante moderne dhe shërbim të shpejtë.
- Klienti porosit, kamarieri konfirmon (CustomersOrderWaiterConfirms):
- Klienti përzgjedh pjatat në telefon, por porosia pret miratimin fizik të kamarierit në tavolinë para se të hyjë në kuzhinë.
- Vetëm meny dhe thirrje kamarieri (MenuAndWaiterOnly):
- Telefoni shërben vetëm si katalog dixhital pa shportë. Klienti shfleton pjatat dhe shtyp butonin për të thirrur kamrierin, i cili e merr porosinë me tablet.